Studio televizive kthehet në arenë boksi, deputeti dhe truproja i tij rrahin gazetarin. Prezantueses i bien të fikët

Aug 8, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

Një studio televizive ku transmetohej një emision në kanalin TV100 në Turqi është shndërruar në arenë boksi. Panelistët përfunduan duke dhunuar njëri-tjetrin me grushte, ndërsa i pranishëm ishte dhe një deputet i cili dhunoi një gazetar.

Incidenti ndodhi në emisionin ku po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, u shpreh deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.

Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte së thëni këto gjëra dhe në atë moment deputeti nacionalist iu drejtua me ton kërcënues në drejtim të tij.

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku nisin të rrahin gazetarin.

Mësohet se nga skena që po shihte, gazetares i ra të fikët, ndërsa emisioni u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash.

Prokuroria ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin që ka imunitet.

gr rehrf-1 rehfr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura