Studimi/ Tështima një nga shkaqet e aksidenteve. Ja ç’ndodh gjatë seksit

Nov 29, 2015 | 14:36
SHPËRNDAJE

Më shumë se dy milionë shoferët kanë bërë aksidente për shkak se në momentin fatal, u ka ardhur për të tështirë teksa kanë qenë në timon. Ky është përfundimi në të cilin ka mbërritur një studim i ri, raporton “Daily Mail”.

Rreth një e treta e të rriturve, thonë se momenti i ngarjes së makinës është koha më e keqe për të tështirë. Shtatë për qind e të rriturve ka pësuar një aksident rrugor si rezultat i kësaj.

teshtitja

Hulumtimi gjithashtu gjeti se dhjetë për qind e njerëve përpiqen ta shmangin teshtimën gjatë seksit, ndërsa janë duke ngrënë (16 përqind), në takimet e punës (gjashtë për qind), ose kur janë duke bërë make-up (gjashtë për qind).

Pak më shumë se gjysma prej nesh pranojnë për një “tingull të lartë dhe të bukur” të tështimës së tyre, por 94 për qind e njerëzve e lëshojnë më fort tështimën kur e dinë se askush nuk është duke i dëgjuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura