Studimi suedez: Pse konsumi i birrës u bën mirë femrave

May 28, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një studim i University of Gothenburg në Suedi ka treguar se pirja në mënyrë të moderuar e birrës nga gratë është në të mirë të sistemit kardiovaskular dhe jo vetëm. Me saktësisht, nëse do të limitohemi që të pimë deri në dy gota në javë, do të ulej në masën 30% rreziku i prekjes nga patologji të organeve kryesore të sistemit kardiovaskular në raport me ato femra që pinë më shumë, ose që nuk pinë fare.

Angela Merkel at Gillamoos political morning pint

Studimi është shtrirë për një periudhë relativisht të gjatë, 32-vjeçare dhe ka përfshirë një kampion prej 1500 vullnetarësh. Në përfundim të kërkimit, këto femra kishin një moshë mes 70 dhe 92 vjeç, dhe kërkuesit patën kështu mundësinë të kuptojnë marrëdhënien mes konsumit të disa lloje pijesh alkoolike dhe mundësisë së prekjes nga sëmundje të sistemit kardiovaskular, por edhe diabetit apo tumoreve. Në lidhje me tumoret, kërkuesit panë se ekzistonte një marrëdhënie në linjë të drejtë.

Ata panë se mundësia e prekjes te femrat që ishin konsumatore të mëdha të alkoolit ishte 50% më e madhe në raport me ato që nuk e konsumonin me tepri. Në lidhje me sistemin kardiovaskular, ata kuptuan se gratë që pinin deri në dy gota birrë në javë, apo edhe më shumë, kishin një probabilitet 30% më të ulët për t’u prekur prej sëmundjeve në krahasim me ato që nuk pinin fare, ose pinin tej mase.

 

oktoberfest-birra.jpg-ok

Duket se birra e pirë në masë të moderuar luan një rol të mirë edhe në drejtim të shëndetit, konkretisht të sistemit kardiovaskular te femrat. Edhe më parë kishte pasur të dhëna që alkooli i konsumuar në sasi të mjaftueshme kishte efekte mbrojtëse në organizëm, por deri më sot, nuk kishte të dhëna që e lidhnin këtë me sisteme dhe sëmundje të caktuara.

RECETA

Tava e kosit dhe japraku, 2 nga pjatat që “thyen” kufijtë

Në fakt, pjatat që prezantuan 3 shefat shqiptarë në Maqedoni ishin më shumë se kaq. Bledar kola, Oltion Veshi dhe Sokol Prenga gatuan për grupet etnike në Maqedoni. Ata zgjodhën ta prezantojnë Shqipërinë me tavë kosi, japrak, sallatë byreku (një formë byreku e ritrajtuar me metoda bashkëkohore), jufka me supë pule, kadaif dhe qengj.

 

13221479_1046325418771346_8015251744925998042_n

Qëllimi i këtij bashkimi ishte thyerja e kufijve e paragjykimeve përmes kuzhinës. Kush më mirë se sa qiellza mund t’i bashkojë e t’i bëjë njerëzit të mendojnë se shija e mirë është e padiskutueshme gjithandej. Ne u kemi kërkuar shefave të na tregojnë sekretet e sallatës së byrekut dhe recetën po e ndajmë me ju.

Sallatë byreku

IMG-20160521-WA0007

Përgatitja: Hapni petët e byrekut dhe prisni me to shirita të gjatë në formën e makaronave taliatele. Skuqini në vaj dhe lërini mënjanë. Kaurdisni spinaqin në pak vaj ulliri me një thelb hudhër dhe rregullojini shijen me kripë e piper.

Të njëjtën gjë bëni me fetat e prera hollë të panxharit. Bashkë me salcën e kosit, servirini njëra mbi tjetrën në pjatë, duke vendosur si bazë petët taliatele dhe më pas përbërësit me radhë.

Përbërësit: Petë byreku (mund t’i bëni vetë apo t’i blini të njoma); Panxhar; Spinaq; Salcë kosi; Vaj për skuqje; Vaj ulliri; Kripë; piper; hudhër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura