Studimi/ Rreth 400 persona kanë ndërruar jetë duke bërë foto selfie. Ja shteti me numrin më të madh të vdekjeve

Oct 27, 2021 | 22:45
SHPËRNDAJE

Një studim i bërë në Spanjë ka zbuluar se 400 persona kanë humbur jetën duke bërë selfie në 13 vitet e fundit. Nga janari 2008 deri në korrik 2021, të paktën 379 njerëz dhanë frymën e fundit duke pozuar në celularët e tyre për një selfie.

selfie

Shumica e vdekjeve janë për shkak të rrëzimeve.

Shkaqe të tjera kryesore të vdekjes janë aksidentet me makina dhe trena, si dhe mbytja.

India vjen e para me 100 vdekje nga viti 2008 deri më sot, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 39 vdekje nga viti 2008 deri më sot dhe Rusia me 33 vdekje.

Studiuesi spanjoll vëren gjithashtu se të rinjtë janë më të rrezikuar me moshën mesatare të viktimave 24 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura