Studimi që do t’ju habisë, ja si arrihet orgazma me ndihmën e çorapeve

Dec 5, 2016 | 15:35
SHPËRNDAJE

A keni menduar ndonjëherë se mbajtja apo jo e çorapeve kur bëni dashuri, ndikon në arritjen e orgazmës?!

Një studim i kryer nga Universiteti i Groningen ka zbuluar se nëse mbani veshur çorape kur kryeni marrëdhënie, kjo vlen edhe për meshkujt edhe për femrat, do të arrini më lehtë kulmin e kënaqësisë. Nga studimet e kryera rezultoi se 80% e njerëzve që arrinin orgazmën më lehtë, ishin ata që vishnin çorape.

nintchdbpict000286463535

Kjo shpjegohet me faktin se që të ndjehesh i lirshëm dhe të përjetosh çdo moment, duhet të ndjehesh i sigurt psikologjikisht. Dhe mbajtja e çorapeve të jep ndjesinë e mbrojtjes dhe sigurisë, shprehen studiuesit. / Përshtati ‘Panorama’ nga ‘The Sun’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura