Studimi nxjerr të vërtetën e dhimbshme, si ndihen shqiptarët që punojnë në Gjermani

Jun 9, 2018 | 8:28
SHPËRNDAJE

Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Studim mbi konkurimet për vend pune nga organizata WZB – Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore në Berlin.

1

Nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman, ishin cilësitë e përbashkëta të kandidatëve fiktivë. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.

6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për tetë profesione të ndryshme dhe të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Screenshot Karriere Spiegel (spiegel.de)

Afrikanët dhe myslimanët grupi më i diskriminuar

Konkuruesit fiktivë me prejardhje shqiptare janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkuruesit me prindër gjermanë kanë marrë në 60% të rasteve përgjigje positive, ndërsa vetëm 51 % e konkuruesve me prejardhje jogjermane kanë marrë përgjigje positive.

Njerëzit me prejardhje nga Afrika ose nga vendet me besim mysliman janë grupi më i diskriminuar.

Konkuruesit me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime positive duke kryesuar listën e diskriminimit positiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkuruesve gjermanë. DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura