Studimi nga shkencëtarët: Njerëzit obezë mund të vdesin nga Covid-19 dhe vaksina mund të mos jetë efektive për ta, sepse…

Aug 27, 2020 | 19:01
SHPËRNDAJE

Njerëzit obezë janë 48 % më shumë të predispozuar të vdesin nga Covid-19 sesa njerëzit me një peshë të shëndetshme, sipas hulumtimit.

32402654-8665575-image-a-9_1598434235296

Sipas “Daily Mail”, shkencëtarët thanë se sheqeri i tepërt në gjak dhe ënjtja në enët e gjakut, të cilat janë më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë, ndërhyjnë në qelizat imunitare, duke bërë që njerëzit të mos jenë në gjendje të luftojnë kundër infeksionit.

Ata janë gjithashtu më të vështirë për t’u trajtuar në kujdesin intensive, sepse pesha e madhe e trupit bën që ventilatorët të mos funksionojnë gjithashtu, shtuan studiuesit.

Të njëjtët studiues paralajmëruan se vaksina mund të mos funksionojë po ashtu mbi ta për të njëjtat arsye, që sistemet e tyre imune janë të dobëta.

Kjo do të thotë që miliona njerëz që kanë nevojë për mbrojtje nga virusi mund të mos e marrin atë. Një në tre të rritur në Britani dhe 40 % e amerikanëve janë mbi peshë.

Paralajmërimi u bë nga studiues të Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill, nëpërmjet një letre ku tregohej lidhja mes mbipeshës dhe komplikimeve nga Covid-19.

“Ne nuk po themi se vaksina do të jetë e paefektshme tek njerëzit mbipeshë,” tha prof. Melinda Beck, një autore e studimit. Edhe vaksina më pak mbrojtëse pfron njëfarë niveli imuniteti.”

Studiuesit thanë: “është urgjente që çdo provë dhe studim për vaksinat të përfshijë BMI (indeksin e masës trupore) për të pare efektivitetin dhe mbrojtjen nga vaksinat.”

Pesha e tepërt mund ta bëjë më të vështirë që diafragma dhe mushkëritë të zgjerohen dhe të thithin oksigjenin. Të uritur nga oksigjeni, organet do të fillojnë të dështojnë.

Arteriet e bllokuara gjithashtu e bëjnë të vështirë që qelizat imune që mbajnë gjak të riparojnë qelizat e dëmtuara rreth trupit.

Personat obezë të cilët kalonjnë gripin, harxhojnë energji të konsiderueshme duke u shëruardhe nuk kanë më forcë apo energji shtesë për të përballuar infeksionin nga Covid-19.

Trupi gjithashtu nuk ka më fuqi që të prodhojë qeliza të tjera imune, të njohura si qelizat T. Kjo bën që njerëzit mbipeshë të jenë më të predispozuar që të sëmuren rëndë apo të vdesin nga Covid-19, shtuan shkencëtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura