STUDIMI/ Nga seksi për një natë tek “friends with benefits”, si ndikoi për keq pandemia në jetën seksuale të njerëzve

Jan 27, 2022 | 23:59
SHPËRNDAJE

Ekspertët dhe studuiesit kanë ngitur shqetësimin se ka një rënie të ndjeshme të “one night stand” (marrëdhënie seksuale vetëm për një natë), por megjithatë sipas tyre më shumë njerëz po shijojnë “friend with benefits” (miq me përfitime, miq me të cilët kyren marrëdhënie seksuale) dhe po eksperimentojnë më shumë në shtrat.

Friends-With-Benefits

Seksi për një natë, është si një histori e shkurtër: nëse është e mirë, dëshironi që të vazhdojë më gjatë; nëse nuk është kështu, mund të kishit bërë 15 minuta më shumë gjumë, po shumë njerëzve, në ditët para pandemisë, u pëlqente shumë seksi për një natë. Terapistja dhe ekspertja e seksit Jenny Keane organizoi një bisedë të gjatë seksuale në llogarinë e saj në Instagram ku një grua shkroi me mirënjohje: “Seksi është thjesht i përqendruar te kënaqësia. Ju nuk po mendoni për dinamikën e marrëdhënies suaj. Ka të bëjë me shërbimin dhe kujdesin fizik. Mund të jetë një gjë shumë fuqizuese dhe e bukur.”

Por jo më. Ndërsa është e vështirë të ndash efektet e menjëhershme të pandemisë nga tendencat afatgjata, seksi për një natë është zëvendësuar nga takime që mund të jenë ende të rastësishme si, miqësia me përfitime.

Anketa Kombëtare e Qëndrimeve Seksuale dhe Mënyrave të Jetesës (Natsal) është një studim që është kryer çdo 10 vite duke nisur që nga viti 1990. Në vitin 2020, puna e zakonshme në terren ballë për ballë u ndërpre nga pandemia, dhe u zëvendësua nga studimi i bazuar në web. Studimi tregon një rënie të shpejtë të numrit të personave seksualisht aktivë që raportuan një partner të ri seksual. Numri ëshë përgjysmuar nga 8% në 4%.

one-night-stanf

Studiuesit më pas i ndanë përgjigjet në katër grupe: ata që nuk janë në një lidhje dhe që nuk bëjnë seks, ata që nuk janë në një lidhje por bëjnë seks , ata që janë në një lidhje dhe jetojnë të ndarë dhe ata në një lidhje bashkëjetese.

Sondazhi zbuloi se 25% e beqarëve ndiheshin “jo aq të aftë seksualisht” pas kaq shumë muajsh distancimi shoqëror.

Ata që kanë më shumë gjasa të kenë pasur ndonjë kontakt fizik në katër muaj që nga mbyllja, ka shumë të ngjarë që më parë të kenë pasur seks depërtues, të kenë bërë seks disa herë në javë ose çdo ditë, të kenë lodra seksi dhe të raportojnë një jetë seksuale të përmirësuar gjatë pandemisë. Sipas studiuesve këto ishin në grupin “rastësor” (duke bërë seks, por jo në një marrëdhënie). Pra nuk ka pasur mungesë të aktivitetit seksual tek beqarët; ka vetëm më pak turbullim, që do të thotë se ritmi i marrëdhënieve ka ndryshuar dhe ka ardhur duke u zbehur.

one-night-stand-1

48 vjeçarja, Marie ka treguar eksperiencën e saj, pasi së fundmi është divrocuar.

 “Në të 20-at, hyje në një bar dhe mbyllje sytë me atë me të cilin doje një seks të mirë për një natë dhe shkoje në shtëpi me të”, tregon ajo.

Tani, Marie ka dy “friends with benefits” të cilët janë “absolutisht të përsosur”, thotë ajo duek shtuar: “Natyrisht, unë jam gati 50 vjeç. Nuk e mendoja se mund ta bëja një gjë të tillë përsëri.”

Ndërsa një 27 vjeçare nga Edinburgu tregon se është shumë e rrallë që në jetën reale të ndodhë të kemi “friends with benefits”.

“Ku shkon dikush nëse dëshiron të qëndrojë vetëm? Jo në bare, me sa duket. Deri tani, nuk mendoj se kam dalë ndonjëherë për një mbrëmje dhe kam përfunduar vetëm me njerëzit me të cilët kam dalë. Dikush njihte dikë tjetër nga një grup tjetër, të dy grupet bashkoheshin dhe kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Mund të flini me dikë që sapo keni takuar, duke e ditur që nuk doni ta çoni më tej, në një mënyrë që nuk do ta bënit me një mik.”

Studuiesit mendojmë se aplikacionet hapin një botë në të cilën shumë njerëz mund të lidhen më lehtë, me më pak rrezik pragjykimi apo turpërimi që vjen si rrjedhojë e një numri të madh të takimeve seksuale për një natë. Ndikimi më i rëndësishëm është se takimet në internet kanë sjellë një komunikim të strukturuar rreth asaj që njerëzit duan në të vërtetë nga seksi: nëse duan diçka afatgjatë apo jo.

dating-apps

Vitin e kaluar, supozohej të kishim një verë të nxehtë për vajza dhe djem: një shpërthim shthurjeje dhe takimesh seksuale të rastësishme, të pakuptimta, vetëm për një natë. Por jo të gjithë menduan se kjo ishte e mundshme. “Të gjithë në industrinë e lodrave të seksit, kur njerëzit flisnin për verën e dashurisë, po thonin se në fakt kjo nuk do të ndodhë.”, thotë Julia Margo e cila është një nga themelueset e Hot Octopuss, një kompani e nivelit të lartë të lodrave të seksit.

“Nëse jeni duke bërë lodra seksi, duhet të kuptoni se si njerëzit i përdorin dhe si po bëjnë seks, sepse kjo përcakton se çfarë do të blejnë njerëzit”, shton ajo.

 

“Në fillim të pandemisë, sapo SHBA hyri në izolim, pamë shitje të çmendura, dhe ato ishin kryesisht ndihma masturbuese. Kjo ishte në vitin 2020, ndërsa kaluam në verë, njerëzit filluan të blinin lodra për çifte, më pas, kur hymë në vitin 2021, njerëzit prireshin drejt gjërave interactive, gjërat që mund t’i përdorni me një partner në distanca të gjata. Njerëzit po përpiqeshin shumë për të mbajtur gjallë intimitetin, përballë barrierave të pakapërcyeshme. Ishte e ngjashme me atë që patë me platformat e komunikimit në punë: fillimisht njerëzit krijuan zyrat e tyre në shtëpi, pastaj ishte Zoom,” përfundon ajo.

sex-toys

Një anketë e përbashkët nga shoqata bamirëse e këshillimit “Relate” dhe sajti i takimeve “eHarmony” identifikuan të ashtuquajturën “marrëdhënie turbo”. Ata arritën në një konluzuion nga përgjigje që morën duke treguar se gjatë izolimit, “dy muaj dukeshin më shumë si dy vite angazhim”. Rregullat e karantinimit vepruan si një përshpejtues, duke detyruar një zgjedhje midis “mos ta shihni kurrë njëri-tjetrin” dhe “çdo sekond së bashku”. E gjithë kjo solli më pak njerëz në seksin e një nate, pavarësisht nëse ai ishte mbyllur përkohësisht apo jo.

picture

Për njerëzit që kanë qenë seksualisht aktivë gjatë pandemisë, ka pasur një shumëllojshmëri efektesh. Shumë kanë pasur më shumë kohë për të eksploruar dëshirat e fshehta. Seksi ka ofruar rehati mes anktheve të jashtme. Jetët seksuale janë ngarkuar më shumë pasi identitetet e tjera shoqërore janë zbehur. Në fund të fundit, nëse kontakti fizik do të jetë i mbushur me rrezik, seksi do të jetë i mirë. Ju nuk dëshironi ta humbisni atë në një seks të një nate.

one-nightMegjithatë, sipas studimit të fundit të Natsal, një e katërta e njerëzve nuk kanë qenë fare seksualisht aktivë në dy vitet e fundit. Ata janë pjesë e asaj që është shtysë duke ulur numrin e takimeve seksuale për një natë. Sondazhi Relate/eHarmony zbuloi se 39% e beqarëve dolën nga pandemia duke kërkuar të takonin “njërin”, ndërsa 24% nuk ​​donin “të humbnin më kohë”. Kundërbalancimi i kësaj vendosmërie dhe sigurie, megjithatë, ishte një ndjenjë pasigurie, me 25% që ndiheshin “të paaftë seksualisht” dhe 13% “jo gati për të qenë intim” pas kaq shumë muajsh distancimi shoqëror.

final-pic

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura