Studimi më i fundit: Rreth 100,000 persona infektohen me Covid çdo ditë në Angli. Ja paralajmërimi i ekspertëve

| 9:37
SHPËRNDAJE
 

Një studim i Kolegjit Imperial në Londër thote se rreth 100,000 persona janë duke u infektuar me koronavirus çdo ditë në Angli.

covid britani

Studimi vlerëson se ritmi i pandemisë po përshpejtohet, andaj numri i personave të infektuar edhe duke u dyfishuar çdo nëntë ditë.

Autorët besojnë se aktualisht ky vend është në një “fazë kritike” dhe se “diçka duhet ndryshuar”.

Qeveria britanike është duke zbatuar strategjinë e saj rajonale, mirëpo ekspertët janë duke paralajmëruar se territori britanik është duke arritur shpejt te piku i infektimeve që janë regjistruar në pranverë.

Profesori Steven Riley, një nga autorët e studimit, ka thënë se “është zhgënjyer” kur ka pranuar të dhënat, që sipas tij tregojnë se “masat aktuale nuk janë të mjaftueshme”.

“Duhet të ketë ndryshim, shkalla e rritjes është e shpejtë, në një mënyrë apo tjetër duhet të ketë ndryshime para Krishtlindjes”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur në mesin e ndryshimeve, ose respektimin më të madh të masave nga publiku, ose kufizime tjera të vëna nga ana e qeverisë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 945,378 persona të infektuar me koronavirus prej kur ka shpërthyer pandemia në këtë vend.

Prej tyre, 45,765 pacientë kanë vdekur./REL

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.