Studimi/ Ja sa herë në javë duhet të kryeni marrëdhënie intime që të jeni të lumtur

Dec 15, 2017 | 15:15
SHPËRNDAJE

Një studim i ri i ka habitur të gjithë teksa ka treguar se çiftet arrijnë kulmin e lumturisë kur kryejnë seks jo shumë shpesh.

Kërkimi thotë se ata që bëjnë seks shpeshherë zbehin disa përfitime sentimentale, në kuptimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme. Pra, që të kuptohet njëherë e mirë, çelësi i marrëdhënies së lumtur nuk është seksi i shpeshtë.

Studimi i realizuar nga Universiteti i Torontos-Mississauga në Kanada analizoi  të dhëna të marra nga 2400 çifte të martuara në SHBA, të cilat konfirmuan se të bërit seks vetëm një herë në javë, është e mjaftueshme për të arritur lumturinë në çift.

Çiftet treguan se kënaqësia e tyre nuk kishte të bënte fare me seksin. “Përkundrazi, sa më pak bëjmë, aq më të qetë jemi”, tha një prej të intervistuarve.

“Studimi ynë sugjeron se është e rëndësishme  të mbani një lidhje intime me partnerin tuaj, por nuk keni nevojë të bëni seks çdo ditë, për aq kohë sa ju keni ndërtuar një marrëdhënie emocionale me partnerin tuaj”, tha një nga drejtueset e studimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura