Studimi/ Ja roli më i rrezikuar në futboll për t’u prekur nga Koronavirusi

May 20, 2020 | 17:33
SHPËRNDAJE

Ai i sulmuesit është pozicioni më i rrezikuar për t’u prekur nga “COVID-19”. E thotë një studim i Universitetit të Arhus në Danimarkë, që ka eksperimentuar në 14 ndeshje të Superligës daneze, duke simuluar prezencën e një futbollisti pozitiv dhe alternimet e tij me lojtarët e tjerë në rrezen e një metri e gjysmë.

coronavirus1

Dhe nëse mesatarja e ekspozimit prej 1,5 minutash për lojtar (87.8 sekonda për të qenë të saktë), kjo kohë e ekspozimit shkon në dy minuta për sulmuesit.

Por profesori Tomsen i Universitetit të Kopenhagenit thotë se koha që tregon ky studim nuk është kritike. Sepse bëhet fjalë për të patur kontakt të konsiderueshëm që të infektohesh.

bundesliga

Sipas Bordit Kombëtar të Shëndetit, kur je në një distancë më të vogël sesa dy metra nga një person i infektuar, atëherë duhet të qëndrosh për një periudhë kohore më shumë se 15 minuta që të infektohesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura