Studimi i ri zbulon lidhjen mes vaksinimit dhe ‘Covid-it të gjatë’, ja çfarë duhet të dini

Sep 2, 2021 | 15:05
SHPËRNDAJE

Personat që janë plotësisht të vaksinuar, nëse ndodh që të infektohen me koronavirus, kanë rreth 50 për qind më pak shanse që të përjetojnë simptoma të sëmundjes për një kohë të gjatë, apo siç njihet ndryshe “covid-i i gjatë”.

vaksina

Ndërsa për personat e pavaksinuar, studimi i ri i publikuar në revistën mjekësore Lancet, gjasat që të përjetojnë “Covid-in e gjatë” janë më të mëdha.

Sipas BBC-së, studimi i ri tregon se personat e vaksinuar që infektohen, kanë më pak gjasa të shtrohen në spital ose të vuajnë nga simptoma të rënda.

“Kemi zbuluar se shanset për të pasur simptoma për 28 ditë ose më shumë pas infeksionit, përafërsisht përgjysmohen nëse i keni dy doza të vaksinës”, thanë studiuesit në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

Edhe pse shumica e njerëzve shërohen nga infeksioni brenda disa javësh, disa njerëz përjetojnë të ashtuquajturin koronavirus të gjatë, që mund të zgjasë me javë apo edhe muaj.

Disa simptoma të zakonshme të koronavirusit të gjatë përfshijnë: lodhje, gulçim, vështirësi në të menduar, kollë, dhimbje gjoksi, humbje të shijes ose erës dhe dhimbje koke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura