Studimi i ri/ Shkalla e vdekjes së burrave nga koronavirusi është dy herë më e lartë se e grave

Apr 17, 2020 | 13:49
SHPËRNDAJE

Statistikat e publikuara këtë javë në lidhje me të prekurit nga koronavirusi duket se ndjekin të njëjtin trend që u raportua në ditët e para të përhapjes së pandemisë në Kinë.

Sipas studimit burrat kanë më shumë mundësi të vdesin nga virusi sesa gratë.

Të dhënat u publikuan të enjten nga Zyra e Statistikave Kombëtare të Britanisë dhe tregojnë se shkalla e vdekjes së burrave nga koronavirusi është dy herë me e lartë sesa e grave.

Studimi është bërë për periudhën e muajit mars në Britani.

Statistika të ngjashme vijnë edhe nga shtete të tjera. Sipas të dhënave në Spanjë kanë vdekur dy herë më shumë burra sesa gra në gjithë vendin. Ndërsa në Itali, burrat përbëjnë më shumë se 70% të vdekjeve nga koronavirusi në vend.

Një studim nga Chinese Center for Disease Control and Prevention zbuloi se niveli i vdekshmërisë së burrave ishte 2.8% krahasuar me 1.7% për gratë.

Në dallim nga shumë prej vendeve të tjera të zhvilluara që po luftojnë me koronavirusin, SHBA ende nuk ka bërë një studim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura