Studimi i ri për COVID-19/ Niveli i antitrupave në gjak bie, pasi simptomat zhduken. Çfarë do të thotë kjo për trajtimin me plazmën e gjakut?

Oct 16, 2020 | 19:28
SHPËRNDAJE

Niveli i antitrupave në gjakun e pacientëve që shërohen nga COVID-19 zvogëlohet shumë shpejt, pasi një pacient është testuar negativ dhe është shëruar plotësisht.

studim

Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në revistën shkencore mBio të Shoqatës Amerikane të Mikrobiologjisë.

Ky studim nxjerr të dhëna të reja për plazmën e gjakut nga pacientët që shërohen. Kjo sepse sipas studimit gjaku duhet të merret në një kohë të caktuar gjatë fazës kur trupi i pacientit është duke u rikuperuar.

Sidoqoftë, deri më sot, dhurimi i gjakut nga pacientët që rikuperohen lejohet pasi të kenë kaluar të paktën 14 ditë që kur janë testuar negativë dhe kur simptomat i janë zhdukur, dhe jo më parë.

Trajtimi me plazmën e gjakut që është certifikuar si ‘ilaç’ kundër COVID-19 dhe përdoret si trajtim edhe në Shqipëri. Plazma e gjakut u jepet pacientëve në gjendje kritike sepse përmban antitrupa që mund të luftojnë koronavirusin.

Rezultatet paraprake nga shumë prova klinike kanë treguar se plazma e gjakut mund të zvogëlojë ashpërsinë e infeksionit dhe të shkurtojë qëndrimin në spital.

Por siç shpjegon hulumtuesi kryesor i studimit kanadez, Andres Finzi nga Universiteti i Montrealitne “nuk duam ta transmetojmë virusin nga një pacient tek tjetri. Ne thjesht duam të transfuzojmë antitrupat. Por studimi ynë tregon se aftësia e plazmës për të neutralizuar grimcat e virusit zvogëlohet që në javët e para të rikuperimit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura