Studimi i ri/ Injeksioni që ndalon hemorragjinë në tre minuta

Apr 5, 2018 | 9:53
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët kanë zbuluar nëpërmjet një studimi të ri një medikament i cili mund të ndalojë gjakderdhjen e brendshme për vetëm tre minuta.

I përbërë nga komponimet e gjetura te algat e detit dhe substancat xhelatinoze të cilat përdoren në përgatitjen e tortave, injeksioni mini-invaziv përmban gjithashtu argjilë, e cila ndikon në mpiksjen e qelizave të gjakut.ingjekt-933x415

Trajtimi, i cili është bërë publik disa ditë më parë, gjithashtu krijon një substancë 3D në trajtë xheli, e cila stimulon shërimin e indeve të dëmtuara.

Autori i studimit Giriraj Lokhande, nga Universiteti i Teksasit A & M, tha: “Ne kemi zbuluar këtë medikament që mund të përdoret gjatë terapive për të shëruar plagët”.

Hemorragjia është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve gjatë operacioneve.

Substanca kryesore e injeksionit është një një algë e kuqe, xhelatinoze e njohur si k-carrageenan, e cila përdoren për të bërë ushqimin më të përqëndruar.

Kur u testua në indet e kafshëve dhe të njeriut në laborator, trajtimi shkaktoi mpiksjen e gjakut në më pak se tre minuta.

Ai gjithashtu rrit ndjeshëm rigjenerimin e indeve dhe shërimin e plagëve.

Në të ardhmen, studiesit shpresojnë se grimcat e argjilës në trajtim do të jenë në gjendje të shpërndajnë medikamentin në zonat e plagëve.

Nuk dihet ende se kur ky zbulim i bërë mund të vihet në praktikë jashtë laboratorit. Zbulimet janë botuar në revistën Acta Biomaterialia./tvklan.al 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura