Studimi i fundit: Nëse flini shumë rrezikoheni nga vdekja e parakohshme!

Aug 7, 2018 | 19:48
SHPËRNDAJE

Fjetja 8 apo më shumë orë gjumë çdo natë mund të sjellë rrezikun e një vdekjeje të parakohshme, paralajmërojnë shkencëtaret.

pa gjume

Një studim i kryer në Universitetitn Keele në Staffordshire të Anglisë, tregon se njerëzit të cilët kanë tendencën që ti përkushtohen gjumit më shumë se sa nevojitet, bëjnë të mundur që tu shfaqen më vonë probleme me frymëmarrjen dhe sëmundje të ndryshme të zemrës.

Dembelizmi që shoqërohet me këtë simptomë është gjithashtu tregues i një shëndeti të përgjithshëm jo të mirë. Studimi përfshiu rreth 3 milionë persona.

Gjithashtu, për marrjen e të dhënave, u nevojit një periudhe kohore 1970-2017, duke marrë informacione për vdekshmërinë e sëmundjet kardiovaskulare në përpjesëtim me sasinë e gjumit tek secili person, raporton britanikja “The Sun”.

Studiuesit rekomandojnë që koha e nevojshme për çdo njeri, është 7 orë gjumë në natë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura