Studimi i fundit/ Ky ilaç i krijuar për macet mund të mbrojë njerëzit nga Covid-19. Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

Aug 29, 2020 | 16:58
SHPËRNDAJE

Një ilaç i krijuar për macet mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi, kanë pohuar shkencëtarët.

32463628-8670929-image-a-5_1598543766012

Sipas “Daily Mail”, ilaçi i quajtur “GC376” është bërë për të trajtuar macet për një sëmundje të quajtur peritoniti infektiv i maces, e cila fillon në zorrë dhe mund të kalojë në tru, duke rezultuar fatale.

Peritoniti infektiv i maceve shkaktohet nga një lloj tjetër i koronavirusit, por eksperimentet laboratorike të shkencëtarëve treguan se mund të shkatërronte mete që shkakton Covid-19.

Studiuesit thanë se fakti që funksionon si një antiviral kundër koronavirusëve është provë e mjaftueshme për ta futur atë në prova klinike, duke bërë thirrje që diçka e tillë të nisë menjëherë.

Aktualisht nuk ka asnjë ilaç që mund t’i shërojë ose mbrojë njerëzit nga Covid-19. Vetëm një ilaç, deksametazoni, është provuar se zvogëlon rrezikun e vdekjes tek pacientët me sëmundje kritike.

Shkalla e mbijetesës është përmirësuar që nga fillimi i pandemisë pasi mjekët arrijnë të kuptojnë më shumë rreth sëmundjes, por një ilaç që mund të ndalojë koronavirusin do të ishte një shpëtim për të gjithë.

Ilaçi i maces mund të përdoret kundër koronavirusit, pasi një prodhues, i quajtur “Anivive”, është aplikuar tashmë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Studiuesit, nga Universiteti i Albertës në Kanada, kuptuan se ilaçi për macen bllokon një enzimë të prodhuar nga një virus i quajtur koronavirusi i zorrëve të maces (FCoV).

Duke vepruar kështu, ai parandalon riprodhimin e virusit.

Sëmundja prek zorrët e maceve dhe më pas mund të shkaktojë dështim të shumëfishtë të organeve, duke rezultuar fatal.

FCoV është një koronavirus që do të thotë se ka një strukturë të ngjashme me atë që ka shkaktuar pandeminë, e quajtur SARS-CoV-2.

Duke gjetur të njëjtën enzimë tek koronavirusi, studiuesit e Alberta testuan ilaçin e maces në një laborator dhe zbuluan se ajo funksiononte në të njëjtën mënyrë ndaj SARS-CoV-2.

Duke dëmtuar enzimën, GC376 ndaloi riprodhimin e virusit, që do të thotë se ai e ka të pamundur të mbijetojë ose të shkaktojë infeksionin.

Një version i mëparshëm i ilaçit të quajtur GC373 gjithashtu kishte të njëjtin efekt, zbuluan ata.

‘GC373 dhe GC376 janë frenues të fuqishëm të riprodhimit të SARS-CoV-2’, shkruan shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesor Jeanne Lemieux.

Një tjetër shenjë premtuese që studiuesit zbuluan ishte se ilaçet nuk dukej se ishin toksike për qelizat në të cilat u testuan. Nuk ishte e qartë se çfarë lloji të qelizave ishin këto.

Ky lloj mjekimi shpesh nuk është i përshtatshëm për njerëzit, sepse mund të shkaktojë ‘efekte të rënda anësore’, thuhet në studim.

Dhe ekipi shtoi: ‘është e qartë që këto ilaçe duhet të testohen shpejt tek njerëzit për Covid-19.’

Kërkimi u botua në revistën shkencore “Nature Communications”.

Dr Lemieux dhe kolegët e saj nuk janë njerëzit e parë që kanë testuar GC376 kundër virusit Covid-19 dhe shkencëtarë të tjerë kanë gjetur të njëjtat rezultate premtuese.

Një studim i hershëm, i botuar në internet në 20 Prill, e quajti ilaçin një “pikënisje premtuese për zhvillimin e mëtejshëm të terapive SARS-CoV-2”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura