Studimi global, 1 në 4 burra mendojnë se është mirë të bësh shaka seksuale në punë. Por çfarë thonë gratë?

Mar 6, 2020 | 18:10
SHPËRNDAJE

Më shumë se 1 në 4 burra (28%) në të gjithë botën mendojnë se është e pranueshme të bësh shaka seksuale në punë, sipas një studimi të ri global.

Në studim u përfshinë mbi 20.000 njerëz nga 27 vende të botës. Dhe studiuesit e King’s College London thanë se gjetën dallime të konsiderueshme mes asaj që burrat dhe gratë konsideronin sjellje të papranueshme në vendin e punës.

Sondazhi zbuloi qëndrime në vendet e punës që do konsideroheshin toksike ose jo të përshtatshme për femrat.

Nëse 28% e meshkujve në studim ishin pro, 16% e grave thanë se ishte e pranueshme të tregoheshin shaka apo histori me natyrë seksuale në punë.

Gjithashtu hulumtimi zbuloi se 15 % e burrave të anketuar mendonin se ishte e pranueshme të pyesnin një kolege për të lidhur, nëse më përpara i kishte thënë jo, krahasuar me 9% të grave.

“Në shumë vende të botë punëdhënësit kanë vendosur një sistem ankesash. Nëse dikush ankohet atëherë ata do të ndërmarrin veprime,”- tha autorja e studimit.

Ndërsa më pas shtoi: “Shpresojmë që ky studim të çojë në një ndryshim proaktiv, para se diçka të shkojë keq dhe që karriera e një gruaje të dëmtohet apo të pësojë ndonjë incident seksist shqetësues.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura