Studimi: Dremitjet e tepërta gjatë ditës mund të çojnë në vdekje të parakohshme

Jul 26, 2022 | 10:32
SHPËRNDAJE

Ata që dremisin shumë gjatë ditës janë në një rrezik më të madh për të zhvilluar presion të lartë të gjakut dhe goditje në tru, sipas një analize të re të botuar të hënën në një revistë të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

dremitje

Studimi thotë se hipertensioni ju vë në rrezik për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, të cilat janë shkaqet kryesore të vdekjes në SHBA, sipas CDC.

Studiuesit në Universitetin Qendror Jugor në Hunan, Kinë, analizuan zakonet e gjumit dhe historitë mjekësore të rreth 360,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuluan se pjesëmarrësit që dremisnin më shumë kishin 24% rritje të gjasave për goditje në tru dhe kishin 12% më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me hipertension me kalimin e kohës.

Faktori i gjumit ishte edhe më shqetësues në moshën 60 vjeç e lart, pasi dremitja në shumicën e ditëve çoi në një shans 20% më të lartë për të zhvilluar presion të lartë të gjakut.

Gjetjet e tyre ishin të qëndrueshme edhe pas llogaritjes së pacientëve me faktorë rreziku të lartë ekzistues për zhvillimin e hipertensionit, si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, çrregullimet e gjumit dhe puna me turne gjatë natës.

Studimi gjithashtu nxjerr në pah një lidhje midis dremitjes së rregullt dhe pirjes së cigareve, konsumit të përditshëm të alkoolit, gërhitjes, pagjumësisë dhe njerëzve që pretendojnë se janë ‘bufa nate’, pra që nuk e kanë problem të rrinë zgjuar deri natën vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura