Studimi britanik: Cigaret elektronike mund të ‘zgjojnë’ qelizat kancerogjene

Sep 12, 2022 | 17:15
SHPËRNDAJE

Sipas shkencëtarëve, përdorimi i cigareve elektronike mund të shkaktojnë një valë të re kanceri në dhjetë vitet e ardhshme.

Duani

Studiuesit në Institutin Francis Crick (FCI) thonë se ndërsa cigaret elektronike janë më të sigurta se pirja e cigareve, rreziqet afatgjata për shëndetin janë ende të paqarta.

Profesor Charles Swanton, shkencëtar klinik në FCI, thotë se avullimi përbën një kërcënim potencial për shëndetin e njerëzve.

“Unë nuk mendoj se mund të themi se cigaret elektronike janë domosdoshmërisht një opsion i sigurt për të lënë duhanin. Mund të jetë më e sigurt, por kjo nuk do të thotë se nuk ka potenciale rreziku”, tha ai.

“Ne nuk e dimë me siguri se avullimi nuk do të shkaktojë kancer të mushkërive dhjetë vjet nga tani.”

Studiuesit në FCI kryen studime për të kuptuar pse disa nga personat e diagnostikuar me kancer të mushkërive në Mbretërinë e Bashkuarm një në tetë pacientë janë jo duhanpirës, ​​pavarësisht se duhani është një nga shkaqet kryesore të sëmundjes.

Ata përdorën studime mbi njerëzit dhe minjtë mbi të cilët matën ekspozimin ndaj grimcave të ndotjes së blozës në ajër që mund të shkaktojnë rritjen e qelizave kancerogjene në mushkëri.

Provat e tyre sugjerojnë se rruga që shkakton tumoret tek jo-duhanpirësit është e ndryshme nga ato të shkaktuara nga pirja e duhanit, e cila mendohet se shkakton një mutacion të drejtpërdrejtë në ADN që mund të rezultojë në kancer.

Gjetjet e tyre sugjerojnë se irrituesit si: ndotja e ajrit shkakton inflamacion, i cili më pas pasohet nga një proces shërimi që “zgjon” qelizat e fjetura që mund të shkaktojnë mutacione kanceroze dhe studiuesit shqetësohen se avullimi mund të shkaktojë të njëjtin proces.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura