Studime në Itali, kushtet dhe afatet për të aplikuar

Apr 2, 2017 | 16:00
SHPËRNDAJE

S’ka shumë rëndësi profili, studimet jashtë vendit vijojnë të mbeten zgjidhja e parë për shumë prej maturantëve shqiptarë.

Shkolla “Sami Frashëri”
Shkolla “Sami Frashëri”

Edicioni i pestë për studime në Itali mblodhi dje mijëra maturantë kryeqytetas, por edhe nga rrethet me dëshirën për të vijuar universitetin në shtetin fqinj. Ndryshe nga vitet e tjera, interes i lartë është vënë re nga ata që janë aktualisht studentë në një degë të caktuar, por do të preferonin t’ia nisnin një tjetër profili nga e para.

Për të interesuarit që nuk ndoqën nga afër panairin e studimeve në Itali, gazeta sjell gjithë informacionin që duhet, bashkë me kushtet dhe afatet për aplikim. Çdo vit, mijëra nxënës aplikojnë për studime në Itali. Pas rumunëve, studentët shqiptarë përbëjnë shumicën dërrmuese të të huajve në universitetet italiane (12.6%). Intensiteti i marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, si dhe njohja e mirë e kësaj gjuhe nga nxënësit tanë janë dy arsyet kryesore që shpjegojnë këtë fakt.

PROCEDURAT

Aplikimi për studime në Itali nis me fazën e pararegjistrimit, që ka të bëjë me dorëzimin e disa dokumenteve (të paraqitura në tabelën përbri shkrimit) të cilët duhet t’i kenë me vete në takimin që duhet ta paracaktojnë në ambasadë deri në datën 21 korrik.

Aplikuesit, të cilët ende nuk kanë marrë diplomën e Maturës, u mjafton një vërtetim notash të të gjithë viteve të shkollës së mesme dhe një kopje të Formularit A1 (ose A1Z për maturantët e vjetër) me të cilin provojnë se do të shlyejnë detyrimet e Maturës.

Në këtë pikë duhet pasur kujdes. Çdo dokument i marrë në shkollë duhet të vuloset pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Ministrisë së Arsimit, të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane.

Kusht primar vijon të jetë njohja e gjuhës italiane nga 5 institucione: Universiteti për të huajt i Perugia-s, Universiteti për të huajt i Siena-s, Universiteti Roma 3, shoqata “Dante Aligeri” ose instituti Italian i Kulturës. Faza e dytë dhe më e rëndë- sishme është aplikimi për vizë studimi.

Nga data 3 korrik, ata që nuk kanë për të dhënë provim pranimi aplikojnë sërish me disa dokumente: Diplomë Mature; kërkesë aplikimi (merret në sportel); dy foto pasaporte; deklaratë për të dhënat personale; njohja e gjuhës; certifikatë lindjeje e pasaportë bashkë me kopje të saj; dokument për strehimin në një vend afër universitetit; sigurimin shëndetësor dhe një llogari bankare prej afro 6 mijë eurosh (përfshi dhe biletën e kthimit). Në rast se kërkesa pranohet nga ambasada, aplikuesi merr me postë vizën me pasaportë.

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura