Studentja ndërroi jetë nga koronavirusi/ Reagon Universiteti i Tiranës: U prenë në mes të gjitha ëndrrat e saj

Mar 7, 2021 | 8:19
SHPËRNDAJE

Universiteti i Tiranës reagon pas ndarjes nga jeta të studentes së Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë Euxhena Jorgji për shkak të koronavirusit.


Duke e konsideruar një lajm të hidhur, ky universitet i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji.

Reagimi:

Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji.

Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre.

Rektori i Universitetit të Tiranës

Prof. Dr. Artan Hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura