Studentja mesazh tek Panorama: Na morën me dhunë në 2 të natës e na çuan në Komisariat. 15 të lënduar. Ja pamjet nga Spitali Ushtarak (FOTO/VIDEO)

Mar 1, 2015 | 10:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rreth 100 forca policie te FNSH-se kane nderhyre ne oret e para te mengjesit te se dieles duke nderprere greven e urise se studenteve te Infermierise te cilet jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise.

Studentja e lenduar ne spital

Rreth ores 02:00 te mengjesit te sotem, FNSH nxori me dhune studentet qe kishin hyre ne greve, duke u futur forcerisht ne ambientet e godines se universitetit, e duke thyer edhe xhamat.

Njera nga studentet greviste ka detguar ne momentin e ngjarjes nje mesazh ne gazeten Panorama: “Na mori policia ne 2 te nates. po na con ne komisariat”,- tha ajo per Panorama Online.

Njëri nga studentët organizatorë të bllokimit të universitetit kundër tarifës së shkollës, Lorjan Çela në një intervistë telefonikë me Panorama Online tha sot se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm kanë thyer xhamat e godinës dhe janë futur brenda ambienteve të universitetit nga ku i kanë nxjerrë me dhunë studentët. Nga ngjarja studentet kane konfirmuar per Panorama Online se jane 15 persona te lenduar qe jane derguar ne Spitalin Ushtarak, sic mund ta shihni edhe nga fotoja e derguar ne gazete.

Sipas Çelës, kanë qenë rreth 100 forca policore të FSSH-së të cilët me dhunë i kanë nxjerrë me detyrim studentët grevistë dhe i kanë shoqëruar në komisariatin e policisë. Studentët e shoqëruar janë mbajtur në komisariat deri në mëngjesin e sotëm dhe më pasj janë lënë të lirë.

Ne rrjetet sociale eshte publikuar edhe nje video ne te cilen thuhet se vajzat qe jane gjakosur por lajmi eshte fshehur nga policia. Ndersa ne nje tjeter video, transmetuar nga “News 24”, eshte filmuar edhe momenti kur FNSH thyen xhamat e universitetit dhe hyn te nxjerre me force studentet greviste.

Lorjan Çelaj, shpjegoi dje për “Panorama Online”, arsyet e revoltës së studentëve të transferuar nga universitetet private drejt atyre publike. Ai rrëfeu se kjo diferencë e thellë në tarifën e studimit, mes studentëve të publikut dhe atyre që janë transferuar nga privati, u është justifikuar nga drejtuesit arsimor “si mbulim i kostove”.

“Në fakultetin e Mjekësisë, tarifa e studimit është 35.000 mijë lekë/viti akademik për studentët e futur me konkurs, studentëve të transferuar u është kërkuar të paguajnë 235.000 lekë/viti akademik”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura