Studentja me aftësi të veçanta i kërkon punë, Rama: E keni me ligj, i kam kërkuar Ministres së Arsimit që…

Oct 18, 2020 | 17:19
SHPËRNDAJE

Një studente me aftësi të veçanta ishte në mesin e personave nga kryeministri Rama këtë fundjavë për tu dhënë përgjigje për pyetjet e adresuara.

Sidorela tregoi se ndjek studimet  për Master Shkencor, Gjuhë frënge, por ishte e interesuar ndërkohë për një vend pune në administratë ndërkohë që vijon edhe studimet.

Rama tha se për kërkesën e saj ka folur me Ministren e Arsimit e cila do ta kontaktojë personalisht  për ta integruar në një program të praktikave profesionale.

Por ndërkohë ai tha se është e hapur edhe mundësia për punësim, duke kujtuar se çfarë parashikon ligji.

Edi Rama: Suksese me Masterin. Për kërkesën tënde mendoj se lehtësisht mund të integrohesh  në një program të praktikës profesionale. I kam kërkuar Ministres së Arsimit të kontaktojë me ty dhe ajo do ta bëjë këtë. Ndërkohë do të ndihmojmë të  marrësh atë që të takon nga ligji për personat me aftësi të veçanta, i cili u jep institucioneve orientimin që 1 në çdo 25 persona në rast se kanë kërkesë, të jetë një person me aftësi të veçanta. Patjetër që je shumë e mirëpritur si gjithë vajzat dhe djemtë që duan të kontribuojnë me meritën e tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura