Studentja e shkëlqyer “lyp” rrugëve që t’i blejë protezë nënës, shqiptari në SHBA i jep lajmin e madh live

Oct 25, 2019 | 23:10
SHPËRNDAJE

Fatbardha është rritur mes vuajtjesh dhe lotësh që nuk i ndalen, çdo ditë bashkë me nënën morën rrugën e sakrificës për t’u shkolluar.

shqiptaret-per-shqiptaret5444444-770x439

Nëna e saj Merjemja ka nevojë për një operacion që të ngrihet në këmbë, i cili kushton 15.000 mijë euro. Ato enden rrugëve të Tiranës, ku Fatbardha me lot ndër sy i kërkon njerëzve para për nënën e saj 56 vjeçare.

“Per mamin une do te beja gjithçka. Prandaj kur erdhëm ketu ne Tirane une mora nje vendim. Ka qene nje vendim i veshtire, sepse i trembesha gjykimit te njerezve.

Por pastaj thashe, jo, le te mendojne cte duan. Nuk e shihja dot mamin ne ate gjendje. Mora nje karton dhe shkrova. Pastaj mora mamin ne karroce dhe dolem ne rruge per te kerkuar para, per protezën”, shprehet ajo.

Pasi mbaron leksionet ne universitet Fatbardha merr nënën me karrocë dhe ecin rrugëve. Në fund të ditës mblidhen tek dhoma e tyre e vetme që kanë me qera, ku vetëm qajnë, nënë e bijë të dyja bashkë.

E pranishme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, studentja 21-vjeçare ka marrë lajmin e madh live, teksa një shqiptar që jeton në SHBA, i quajtur Astrit Kerkuti nga Dibra e Madhe, ka telefonuar dhe ka thënë se do t’i paguajë ai 15 mijë euro për operacionin e të ëmës.

/BalkanWeb/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura