Studenti i kërkon deklaratë zyrtare për kërkesat, Rama: Ta harrosh, nuk jam peng, mos e do edhe me noter…

Dec 18, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Studentët jo vetëm që nuk e kanë fshehur faktin që nuk kanë besim te Kryeministri Rama dhe premtimi i tij për plotësimin e kërkesave, por nuk kanë ngurruar t’ja përsërisin pareshtur sot gjatë takimit në UBT.

studenti

Në pjesën e pyetje-përgjigjeve me studentë, një nga studentët i ka thënë Ramës të bëjë deklaratë zyrtare për gjithë sa thotë se plotëson kërkesat.

“Nëse thua kërkesat plotësohen, atëherë bëj një deklaratë zyrtare këtu, që këto që thua do të plotësohen”- tha studenti.

Kërkesë që Ramës padyshim nuk i ka pëlqyer një gjë e tillë, pasi i është përveshur mirë studentit.

“Deklaratë zyrtare nuk të bëj unë, as ty, as atyre që të kanë mënyra ty të kërkosh këtë, se nuk jam peng këtu, ne këtu jemi partnerë, nuk më keni marrë peng këtu. Që të të jap unë deklaratë zyrtare,  që të them shko festo se me ke marrë peng, nuk ndodh, atyre që ua thonë këtë u thoni se kjo nuk është demokracia. Në janar nëse do vijnë tu kërkojnë lekët, nuk do i paguani, mos e bëni si ai dekani që ju tha ato të janarit i paguani në dhjetor, mua më mban erë ajo, nuk e kuptoj dot. 1.20 ti dhe 1.98 unë dhe më thua mua që nuk kam besim, si nuk paske besim, do ta shohim edhe besimin”- tha Rama.

Rama flet për shuplakën që mori: Tani, se u çuat ju, e shumë faleminderit, por…  (video)

Kryeministri Rama ka folur sërish sot për shuplakën që mori qeveria e tij nga protesta e studentëve, duke thënë se “janë humbur ndërkohë 13 ditë, kurse po të flisnin që në fillim do të kishte ardhur zgjidhja”.

Teksa ka perseritur se te gjitha tarifat do te ulen, pa perjashtim, Rama ka kerkuar nje pakt te shkruar me studentet, per te cilin, me pas, nese ai nuk zbatohet, ose mbahet, atehere ata e kane te thjeshte te dalin serish, te lene mesimin.

“E keni shume te thjeshte me pas, te thoni je shume i gjate per ne, ne tani duam nje te shkurter”.

rama1

Pyetjes së një studenti, se ai pranon se i dinte problemet, pse pranon tani që t’i japë zgjidhje?

“Unë nuk kam thënë i di të gjitha, nuk e kam thënë këtë. Ndërkohë që pyetja tjetër, pse tani? Se tani u cuat ju, nuk ka as zor as turp, demokracia për këtë është bërë, që të zgjedhurit të [punojnë, zgjedhësit të kërkojnë. Me timen unë kam menduar që po i bëjmë gjërat në një mënyrë të arsyeshme, por pa i lënë fajin askujt përgjëgjësinë e marr unë, nuk jam nga ata që ia lë përgjegjësin ë të tjerëve, por nga ana tjetër ky është virtyti kryesor u demokracisë, e dëgjuat atë që po nuk qau fëmija nuk i jep ushqim nëna? Pse tani? Se u cove ti dhe shumë faleminderit. Do ta shikoni, por kjo ka qenë shuplakë për qeverinë, unë i mirëpres këto, jo se më vjen mirë por se ndihmojnë qeverinë që ti hapë sytë më shumë, të ecë me shpejt dhe të jetë në kontakt me njerëzit”- tha Rama.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura