Studentët marshim protestë: Nuk gjuajmë me vezë. Policia rrethon Kryeministrinë (Foto)

Nov 11, 2015 | 12:31
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës kanë protestuar sot për më shumë se 90 minuta përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar reformën në Arsimin e Lartë. Qindra të rinj kanë qëndruar ulur në bulevard përpara godinës teksa është vënë re nje pjesemarrje e madhe e uniformave blu. Kjo edhe pas incidentit te nje jave me pare kur Rama u qellua me veze nga studentet. 

12208466_919324704772181_7189850235318604119_n
12.30 Mes studenteve qe protestonin kishte edhe pedegoge. Njeri prej tyre, Arlind Qorri, nga Shkencat sociale iu pergjigj kryeministrit Rama qe i quajti ‘pula qe kakarisin’, vajzat qe e gjuajten me veze.

“Vajzat që e qëlluan me vezë, ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quaj ashtu. Nuk do ta quaj ashtu, sepse fyej derrin” ka thënë Arlind Qori.

12:21 ‘S’keni parë asgjë akoma’ brohorasin studentët

12:19 “Nëse sot jemi me qindra, nesër do jemi me mijëra. Këta pushtetarë duan të zhvasin studentin, duan të mbushin xhepat e tyre’ thanë ata.

12:05 Po vijon protesta e studentëve para Kryeministrisë, të ulur këmbëkryq para godinës së saj.

12241643_10156309669295624_8891663099337090031_n
11:48
Studentët thirrje kryeministrit të dëgjojë kërkesat e tyre kundër reformës së arsimit të lartë. 

12243038_10156309669450624_6801144350556139740_n
11:21
Në protestën e sotme janë bashkuar edhe studentë nga Shkodra dhe Durrësi.

11139385_10156309669165624_7210982120916362301_n

12239602_919324714772180_9147198516314181769_n
11:20
 “Kemi ardhur për të protestuar për dhunën  policore dhe kundër reformës. Protesta do jetë paqësore do shtrojmë argumentet tona. Nuk do përdorim vezë, veza ishte një akt simbolik që u përdor për shkak të arrgancës së kryeministrit, fuqia jonë është tek argumentet”, tha njëri prej protestuesve.

12239573_919324721438846_2366183123780957206_n
11:18 Studentët brohorasin: “Poshtë qeverisë”.

12240099_919324711438847_758946077392134650_n
11:15 Pankartat e studentëve: “S’ka më heshtje, s’ka më pritje, por ka vetëm brohoriotje”, “Studentët e bashkuar mbrojnë të ardhmen e dhunuar”. Me këto pankarta në duar, studentët kanë nisur paraditen e sotme marshimin protestë kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, kundër dhunës dhe kundër reformës së qeverisë.

12196300_919324724772179_7072257765534056292_n
11:00 Ndërkohë që studentët i afrohen godinës së qeverisë, Kryeministria është e rrethuar nga police femra, të cilat kanë krijuar një rresht të gjatë para godinës.  

12219581_462273233966627_2870557840468908115_n1

12239871_919324708105514_2400447704846929753_n
10401505_919323274772324_7648904452695952042_n
10:55 “Sot duhet të shkundemi e të shpluhurosim supet e rënduara nga pesimizmi e indiferenca shoqërore. Ato qindra metra nga Korpusi te kryeministria do të jenë maratona jonë për të dhënë lajmin e madh të ngadhënjimit qytetar ndaj dhunës së pushteteve shtetërore e private. Çdo hap i përbashkët do të jetë tulla më e qëndrueshme e ndërtimit të një ardhmërie universitare dhe shoqërore së paku normale. Bashkohemi!”- shkruan Arlind Qori – aktivist i Lëvizjes ‘Për Universitetin’. 

 

Marshimi i studenteve
Marshimi i studenteve

Portesta vjen pak ditë pas reagimit të dhunshëm ndaj kryeministrit Edi Rama kur i gjuajtën me vezë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në kudnërshtim për reformën në arsimin e lartë. 

4

“Prej disa ditësh, studentët dhe shoqëria shqiptare kanë qenë dëshmitarë të një dhune të paprecedent kryeministrore ndaj studentëve protestues në mjediset shkollore.

2

protesteeeee-stusdentet

Kjo dhunë, e shoqëruar me rrëmbim dhe terror psikologjik policor, vazhdon të zgjerohet përmes gënjeshtrave publike të kryeministrit dhe vendimeve dhunuese të tij për rritjen rrjepëse të tarifave. 

1

Ne jemi: 
#Kundër dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare.
#Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate.
#Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat.
#Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master.
#Kundër reformës së dhunshme në arsim.
#Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri.

Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të Gjithë”,- thuhet në njoftimin e tyre për protestën e ditës së nesërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura