Studentët i kthejnë shpinën gazetares së ftuar në auditor, foli keq për emigrantët

Nov 27, 2015 | 10:47
SHPËRNDAJE

Studentët e Universitetit të Brunelit në shenjë revolte i kanë kthyer shpinën gazetares së Mail Online, Katie Hopkins, e cila ishte ftuar të fliste për të ardhmen e shtetit të mirëqenies sociale në 50-vjetorin e universitetit.

Studentët e kishin kundërshtuar praninë ardhjen e saj, por më vonë reaguan duke i kthyer shpinën teksa ajo fliste, raporton “Indipendent”.

Arsyeja ka lidhje me qëndrimet e ashpra të gazetares, sidomos ndaj emigrantëve. Në një rast, ajo tha se emigrantët që kalojnë Mesdheun janë “insekte që po tentojnë të gjejnë një vend të sigurt”.

gazetarja

Sakaq, gazetarja, falenderoi studentët që “e bënë emrin e saj të përflitet kaq shumë”.

“Ne i dërgojmë të rinjtë në universitet të zgjerojnë dijet e tyre- por duket se objektivi i tyre është që të mbyllin mendjen”, tha ajo, shkruan “The Guardian”.

gazetarja2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura