Studentët e Mjekësisë mbyllin grevën e urisë: Çështja, në Kushtetuese. Do ketë protesta

Mar 6, 2015 | 17:14
SHPËRNDAJE

Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore i kanë dhënë fund sot grevës së urisë për uljen e tarifave të studimit.

Studentet deklarojne mbylljen e greves

Teksa kanë lajmëruar se çështja do t’i drejtohet dyerve të drejtësisë, më konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tyre, edhe pse greva u mbyll, në ditët e ardhshme ata do të dalin në protesta për kauzën e tyre.

Ervin Salianji i PD-së ka qenë pranë studentëve duke deklaruar se ka nisur mbledhja e firmave te deputeteve qe çeshtja te shkoje ne Kushtetuese. “Kemi mbledhur 28 firma deputetesh”,- tha Salianji.

Teksa ka akuzuar qeverine se nuk e ka mendjen tek studentet, por “e kane mendjen te vrasin njeri-tjetrin”,- tha ai.

“Qeveria i la studentet e greves se urise te vdisnin ne shi, ne te ftohte dhe ne vuajtjen qe te jep sakrifica qe nuk merr pergjigje. Qeveria nuk ka ndjeshmeri per jetet njerezore sepse fokusi i saj eshte lufta mes bandave brenda maxhorances. 
28 deputete te opozites diten e hene do te paraqesin ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per shfuqizimin e aktit qe diskriminon studentet duke plotesuar nje nga kerkesat qe ata kishin”,- tha Salianji.

Greva e urise e studenteve nisi me 3 mars ne nje çader tek sheshi “Nene Tereza”, aty ku kane qene Kolonat.

Studentet e ardhur nga universitetet e mbyllura private, kundershtojne tarifat e studimit ne Universitetin e Mjekesise, pasi pretendojne se jane tre-fish me te larta se studentet e tjere te ardhur nga sistemi merite-preference.

Salianji dhe studentet ne perfundim te greves

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura