“Strukturë propagande dhe censure”/ PD reagon për krijimin e Agjencisë së Mediave: Ogur i keq për fjalën e lirë

Sep 18, 2021 | 19:34
SHPËRNDAJE

pd

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave të cilin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama ditën e sotme.

Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole e cilëson si një strukturë propagande dhe censure e cila është e vulosur nga kryeministri.

Sipas saj, ky është një konkretizim i ligjit “antishpifje” e cila u rrëzua rreth dy vite më parë nga instancat ndërkombëtare.

Ajo i bën thirrje shoqatave të gazetarëve dhe Këshillit të Medias dhe Etikës për të reaguar dhe për t’u shprehur ndaj kësaj VKM-je.

Postimi në rrjete sociale:

Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!

Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.

Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura