Striptistet bëjnë kërcime erotike në ceremonitë mortore, nis goditja e ritualit shokues (FOTO/VIDEO)

Apr 27, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE

Nëse jeni i pikëlluar për humbjen e një personi të dashur në Kinë, të paktën argëtimi mund t’jua ngrinte sado pak gjendjen shpirtërore…por deri sot ama!

Fotografi nga një funeral në fshatrat e Kinës

Në Kinën rurale punësimi i valltareve ekzotike, striptisteve, për të kryer kërcime joshëse ishte bërë një praktikë gjithnjë e më e zakonshme. Por kjo praktikë është bërë tani fokus mësymjesh e sulmesh në vend.

Striptistet ftohen në funerale për t’u ngritur humorin të dëshpëruarve, tha agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, “Xinhua”.

Fotografitë e marra nga CNN nga një pjesëmarrës në një funeral të fshatit Cheng’an tregojnë të dëshpëruarit e të gjitha moshave, përfshirë fëmijët, duke shikuar performancën.

Fotografi nga një funeral në fshatrat e Kinës

Sipas personit që i ka dhënë fotografitë rrjetit gjigand amerikan, ai është ndjerë i shokua nga performanca e pazakontë.

“E ndjeva se kjo nuk ishte e drejtë”, tha ai për CNN. “Performanca kalonte cakun. Kisha dëgjuar për punësimin e striptisteve për të kërcyer në funerale, por kurrë nuk i kisha parë vetë. U trondita kur i pashë”.

Në disa zona të Kinës, punësimi i kërcimtareve, të njohura si “kusangren” është i zakonshëm. Ato mund të ofrojnë shfaqje, edhe pse në kohët e fundit kërcimet kanë qenë të prirura gjithnjë e më shumë drejt erotikes. 

Fotografi nga një funeral në fshatrat e Kinës

Në këto kushte Ministria e Kulturës e Kinës lëshoi një deklaratë të enjten duke njoftuar një goditje ndaj këtij fenomeni. Sepse sipas saj akte të tilla “ishin të pacivilizuara”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura