Stresi rrit sulmet në zemër

Jun 30, 2018 | 7:01
SHPËRNDAJE

Stresi mund të duket si një realitet i pashmangshëm i jetës moderne, por trupi juaj nuk është aq i shpejtë për ta pranuar atë. Sipas një numri në rritje studimesh të kohëve të fundit, mund të themi pa frikë se si stresi rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Studimi më i ri botuar në “The lancet” raporton se të pasurit një amigdalë më aktive (zonë truri që përgjigjet për stresin) lidhet me një rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës apo goditjet. Në studim, 293 persona pa probleme me zemrën iu nënshtruan një analize që mat aktivitetin e trurit, palcës së kockës dhe inflamacionin e arterieve. Stresi i shkaktuar nga amigdala aktivizon eshtrat dhe inflamacionin e arterieve.stresi-130530141230-phpapp01-thumbnail-4

Te njerëzit me amigdalë më aktive rrisin gjasat e një ndodhie negative në zemër. Sigurisht që do të duhet një skanim i trurit për të zbuluar nivelin e saktë të stresit. Në një tjetër studim të vogël u morën në test 13 persona me stres më të lartë se zakonisht për të vlerësuar nivelin e tyre të amigdalës dhe rezultoi se kjo i përgjigjej nivelit të stresit që ata kishin. Studiuesit zbuluan gjithashtu se stresi i perceptuar i një personi lidhet me nivelin e inflamacionit të arterieve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura