Stresi: Pas arratisë, club-et e natës shfaqin më shumë interes për mua

May 5, 2015 | 13:48
SHPËRNDAJE


Pasi i ka dhënë fund arratisë në Zvicër, me rikthimin në Tiranë, reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) ka marrë ofertat e para, për të kënduar fundjavave në Tiranë. “Tani po punoj fort që të kthehem shumë fuqishëm si artist. Do më shihni me perfomancat e mia në çdo club nate e në çdo weekend, pasi pas arratisë është shtuar interesi i club-eve të natës për mua”, tha Stresi për gazetën “Panorama”. Në lidhje me shkrimet e fundit se është pajtuar me reperin tjetër Noizy, u përgjigj se, “nuk ka asgjë të keqe edhe nëse ndodh, por e vërteta është që nuk ka ndodhur”. Arratisja e Stresit nga Komisariati Nr.3 i Policisë në Tiranë dhe strehimi i tij në Zvicër u kthye në lajmin e ditës jo vetëm për median e shkruar, por dhe atë televizive muajt e fundit. Në një intervistë direkte për programin “Vizioni i Pasdites”, ai njoftoi fansat e tij se “gjyqi kishte përfunduar dhe shumë shpejt do të kthehej në Tiranë”. Reperi i hiteve “Lambo” e “Love Story”, pas rikthimit, ka nisur menjëherë punën për realizimin e këngëve të reja. Bashkëpunimi i parë do të jetë ai me ish-missin nga Kosova, Morena Taraku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura