Stresi në arrati? Ja ku mund ta gjejë policia

Feb 23, 2015 | 23:56
SHPËRNDAJE

Foto publikuar nga Stresi ne rrjetet sociale

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se vendndodhja e tij është në Zvicër, Zyrih.

Aktualisht, Stresi ndodhet në kërkim nga policia shqiptare pas arratisjes së tij disa javë më parë nga ambientet e paraburgimit.

Pas ndalimit që iu bë nga forcat e rendit me akuzën se drejtonte mjetin pa patentë, ai u arratis nga ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë.

Në profilin e tij, Stresi ka publikuar një foto ku paralajmërohet mbajtja e një aktiviteti muzikor ditën e shtunë, ku pritet të marrin pjesë edhe disa persona të njohur në fushën e muzikës në Shqipëri. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura