Stresi me pistoletë në kokë: Protestoj për padrejtesinë që po i bëhet Tom Doshit

Mar 25, 2015 | 22:05
SHPËRNDAJE

Teksa e gjithe vemendja e opinionit publik ishte perqendruar ne debatin live ne mbledhjen e Keshillit te Mandateve dhe Imunitetit, per akuzat e deputetit Tom Doshir, lidhur me pretendimet e tij per vrasje te mbetur ne tentative, porositur sipas tij nga kryeparlamentari Ilir Meta, eshte dikush qe shpreh simpatine e tij per deputetin e Shkodres ne rrjetet sociale.

Fotoja e publikuar ne Instagram nga Stresi

Kengetari qe eshte ne kerkim nga policia, Stresi. I veshur me nje fanelle sportive, qe mban emrin Bart dhe numrin 89, ndersa i ka drejtuar pistolete vetes ne koke, kengetari shkruan ne komentin e tij bashkengjitur fotos:

“Un dhe Bart protestojm per padrejtesin qe po i bohet Tom Doshit”,- komenton Stressi, i kthyer me shpine nga fotografi qe e ka fiksuar kete foto, qe kengetari e ka postuar ne Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura