Stresi: Gjyqi përfundoi, javën tjetër do jem në Tiranë

Apr 13, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Ai ka zbuluar edhe një surprizë tjetër, duke rrëfyer se është në përgatitje të një kënge kushtuar asaj që e quan “mbretëreshë” të jetës së tij, nënës, mesazhe të cilat i publikon shpeshherë në profilin e tij në Instagram.

Arratisja e tij nga Komisariati Nr.3 i Policisë në Tiranë u kthye në lajmin e ditës jo vetëm për median e shkruar dhe atë televizive. Nga Zvicra, ku jeton prej dy muajsh, reperi Arkimed Lushaj, i njohur tashmë me emrin e artit Stresi, ka rrëfyer dje (e premte) në një intervistë direkte për programin “Vizioni i Pasdites” në “Vizion Plus”, se shumë shpejt do të kthehet në Tiranë. “Gjyqi tashmë ka përfunduar dhe besoj se javën tjetër do të jem në Tiranë”, është shprehur reperi i hiteve “Lambo” e “Love Story”. Për këtë të fundit duket se do të ketë edhe një vazhdim, pasi vetë Stresi ka pohuar se pjesë e albumit të tij të ri do të jetë edhe “Love Story 2”, një dedikim për të gjitha femrat që hyjnë dhe dalin në jetën e tij. Ai ka zbuluar edhe një surprizë tjetër, duke rrëfyer se është në përgatitje të një kënge kushtuar asaj që e quan “mbretëreshë” të jetës së tij, nënës, mesazhet të cilat i publikon shpeshherë në profilin e tij në Instagram. Intervista televizive është mbyllur me një mesazh të Stresit për rivalët e tij në muzikë: “Reperët shqiptarë e kanë gojën shumë të vogël për t’u marrë me mua, sepse unë jam shumë i madh”. Policia e shpalli reperin në kërkim pas arratisjes së tij në fillim të shkurtit, duke mundur t’u shpëtonte forcave të sigurisë dhe patrullave nga Komisariati nr. 3, ndërsa ndodhej në paraburgim. Pas kësaj ndodhie, ai u vendos në Zvicër, ku dhe kërkoi azil politik. E gjithë kjo periudhë në arrati e tij u komentua edhe si një lojë kukafshehthi me policinë, pasi ai erdhi dhe u largua nga Tirana pa u vënë re nga Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura