VIDEO- “Stres të jetosh në një vend me emër Ura Vajgurore”/ Rama batuta me Nasip Naçon: Nuk e kanë të gjithë fatin të quhen…

Apr 2, 2021 | 12:21
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimin e emrit të qytetit Ura Vajgurore në Dimal, kryeministri Rama u shpreh entuziast.

Gjatë inspektimeve për rindërtimi i rrugës Roskovec – Poshnje, kreu i qeverisë deklaroi “se të jetosh në një qytet me emër Ura Vajgurore është një stres.”

Kryeministri Edi Rama shoqërohej edhe  nga Nasip Naço, me të cilin nuk i kurseu batuta.

Edi Rama: Shyqyr që mbaroi ajo Ura Vajgurore. Të jetosh në një vend me emrin Ura Vajgurore është një stres më vete. Tani iku kjo.

Kryetarja e Bashkise: Faleminderit dhe ju për mbështetjen. Ishte edhe një mbështetje e komunitetit. Ndryshimi i emrit është pjesë e një strategjie të zhvillimit.

Edi Rama: Çështje fati është kjo. Se e di Nasipi, nuk e kanë të gjithë fatin të quhen Skrapar.

Nasip Naço: Edhe ne me fat jemi

Edi Rama: Po fatin tuaj  nuk e kanë të gjithë Nasip.

DJE PRESIDENTI DEKRETOI NDRYSHIMIN E EMRIT

Presidenti Ilir Meta, dekretoi dje ndryshimin e  emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”.

Siç thuhet në dekretin e kreut të shtetit, “ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura