Strehimi i të prekurve nga tërmeti, Rama: Thirrje për blerjen e apartamenteve, ja si do veprohet

Dec 7, 2019 | 8:09
SHPËRNDAJE

Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (3)

Duke folur per fazen e rendesishme te sigurimit te banesave per gjithe banoret e prekur nga termeti katastrofik qe la pas 51 viktima, kryeministri Edi Rama njoftoi nga mbledhja e jashtezakoshme e qeverise, se do të bëhet thirrja për të gjithë ata që kanë apartamente stok.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”- theksoi  Rama.Rama

Ne menyre te vecante ai u ndal per Durresin. “Durrësi është pak më problem mesa kuptpoj per shkak te mungeses se apartamenteve. Po përgatitet edhe thirrja për blerjen e aparamenteve, çështje e pak ditëve. Është e rëndësishme të informohet publiku qe do te bejme një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët. Te gjithe ata qe disponojne stok duhet ta dine qe nuk eshte rasti per pazar dhe nese do marrim çmimin ne tavan të ulët që do të përcaktojmë sipas analizave te tregut do te procedojne, përndryshe nuk do të procedojmë. Nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave”, tha Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura