Strategjia e re e demokratëve/ Basha nis turin e takimeve, sot në Elbasan

Nov 4, 2019 | 9:12
SHPËRNDAJE

basha me te rinjte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvillon sot pasdite takime me rininë në Elbasan.

Mësohet se tema kryesore e diskutimit do të jetë: Anëtarësimet e reja që janë bërë në PD, deri më 31 tetor. Rreth një muaj më parë, kryedemokrati Basha porositi koordinatorët e shpërndarë në rrethe që deri në fund të muajt të kaluar të identifikonin votuesit besnik të tyre dhe kontaktimin e tyre.

Përveç këtyre, Basha u kërkoi edhe regjistrimin e anëtarësimeve të reja. Tashmë që kjo procedurë ka përfunduar, lideri i opozitës do të jetë sot në orën 17:00 në Elbasan, në kuadër të turit të ri të takimit me të rinjtë, për të diskutuar mbi arsyet e emigrimit dhe rigjetjen e shpresës në Shqipëri.

Basha do të diskutojë me ta për rreth një orë dhe më pas do të takohet me kryetarët dhe sekretarët e Qarkut të Elbasanit.

Kreu i PD pritet të ketë të njëjtën axhendë edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë. Takimet e quajtura “Rrugëtimi për Shqipërinë“, do të jenë të hapura, pa regji qendrore dhe kaseta për mediat.

b6c06288-2188-45a6-9b42-17ee1e407452

Burimet i thanë gazetës “Panorama” se me turin e takimeve me të rinjtë në rrethe, Basha synon që të masë edhe punën e kryetarëve dhe sekretarëve të PD-së.

Dëgjesën e parë me të rinjtë, ai e zhvilloi në selinë e PD-së, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i forumit të të rinjve të partisë së Kancelares Angela Merkel. Kryetari i Forumit Rinor të CDU, Tilman Kuban, i bëri thirrje demokratëve të pranishëm në takim të ndihmonin Lulzim Bashën, që të bëhet kryeministër sa më shpejtë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura