Strasburgu, një vendim drejtësie

Oct 5, 2022 | 9:03
SHPËRNDAJE

EDUARD HALIMI

-800-0-060f11edccb3e733cfac3c28bc53b98c

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Besnik Cani. Një vendim drejtësie!  Një lajm i mirë për Reformën në Drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm e të përkushtuar. Për Besnikun, prokuror prej 25 vjetësh dhe bashkëshorten e tij, mjeken Liri, që jetojnë në një apartament modest në Laprakë, dy djemtë e tij studentë, ky është padyshim një i vendim i jashtëzakonshëm që rivendos dinjitetin dhe integritetin e humbur padrejtësisht pas një pune e përkushtimi të gjatë!

Për ne, mua dhe skuadrën time të avokatëve të talentuar, është një fitore e rëndësishme, që nga përzgjedhja e çështjes si udhëheqëse, (duke lënë pas 100% të kërkesave të bëra nga qindra gjyqtarë, prokurorë, avokatë, e studio ndërkombëtare ligjore të famshme në Europë) e deri në betejën në gjykim dhe sigurisht në fitoren përfundimtare të sotmen.

Për Reformën në Drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, ky është një lajm i shkëlqyer! Nuk ka dyshim se Reforma në Drejtësi u nis me një qëllim të mirë që bëri 140 deputetët (dhe mua) ta miratonin në 2016, por planifikimi dhe zbatimi i saj u bënë jo mirë e madje keq në shumë raste. Vendimi i sotëm jep shembullin e mirë se nëse zbatimi i ligjeve krijon probleme, ato mund të korrigjohen, se nëse gabimisht gjyqtarë e prokurorë të ndershëm janë larguar, ky gabim mund të korrigjohet.

Dhe ky është pa dyshim një lajm i mirë për drejtësinë, për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm në këtë vend, dhe një motivim në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të sistemit të drejtësisë! Urime Besnik për rikthimin e dinjitetit dhe suksese në punën në vijim! Suksese dhe faleminderit skuadrës sime të shkëlqyer të avokatëve që më mbështetën në këtë proces të gjatë! Vlerësim për avokatët e shtetit që përfaqësuan Shqipërinë, me profesionalizëm e korrektësi në respekt të rregullave të ECHR Strasburg!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura