“Strakosha, saraçineska e Lacios”/ Gardiani shqiptar bën superheroin, ja vlerësimi nga mediat italiane

Oct 21, 2020 | 9:14
SHPËRNDAJE

Zhgënjyese në kampionat, Lacio e zbulon në Champions versionin e saj më të mirë dhe ndoshta kjo ndeshje me Dortmundin mund të sjellë edhe kthesën e madhe. Rikthimi i “Shqiponjës” pas 13 vitesh mungesë, përfundon me një fitore madhështore ndaj “bandës” gjermane, por edhe me Thomas Strakoshën protagonist absolut.

Lacio

Mposhtet vërtet një herë nga Haland, por mbron portën e tij dhe i jep kurajë Lacios që të fitojë 3-1. Fitorja e bukur dhe bindëse e të kaltërve nisi në minutën e 6-të, me Imobilen që zhbllokon ndeshjen, ndërsa portieri Hitc devijon gabimisht në portën e tij, një goditje me kokë të Felipes.

Me avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë, Lacio e sheh në dishezë ndeshjen, sepse goli i Halandit në të 71-ën ishte vetëm një shkëndijë, duke qenë se pesë minuta më vonë, Akpa-Akpro risjell qetësinë duke dërguar shifrat në 3-1 dhe kaq mjafton që Lacio të rikthehet me shumë bujë në Champions. Ndaj Dortmundit pati vend edhe për debutimin e bomberit kosovar, Vedat Muriqi, i cili zuri në minutën e 67-të vendin e Korreas.

Thomas

NOTAT PËR STRAKOSHËN

“Eurosport” 6.5 – “Ndoshta Thomasi nuk mund të bëjë asgjë në rastin e golit të Halandit, të cilit i tha ‘jo’ në fillimin e pjesës së dytë, me një refleks fantastik, por e vërteta është që ky djalosh është një siguri e madhe për Lacion, edhe kur bëhet fjalë për gjëra të vogla”.

“Tuttomercatoweb” 7 – “Ishin të paktën 3 raste kur Strakoshës iu kërkua të bëhej protagonist absolut. Shqiptari përgjigjet ‘prezent’ dhe mban portën e blinduar. Te goli i Haland nuk mund të bëjë asgjë”.

“Lalaziosiamonoi” 7 – “Pritja e tij me këmbë ndaj Guerreiros ishte jetike për fitoren, teksa mbrojtësi i Dortmundit ishte lëshuar si një tren në zonën e Lacios. Kjo pritje madhështore, kur rezultati ishte 1-0, i lejoi Lacios që të luante më e qetë dhe të gjente edhe golin e dytë Strakosha ndërkohë nuk mund të bëjë asgjë pas ‘predhës’ së Halandit, por më pas devijon në goditje këndi një gjuajtje me kokë të norvegjezit, të cilën norvegjezi nuk e beson. Strakosha, saraçineska e Lacios”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura