Stonimi i Fifit/ Gazetari: Të detyrohesh të mbyllësh veshët, këtu fillon problemi

Dec 8, 2017 | 19:02
SHPËRNDAJE

“Kënga Magjike” do të jetë kryefjala e mediave rozë deri në fundjavë, të shtunën mbrëma kur do të shpallet fituesi i edicionit të 1-të.

Sot në studion e “Rudina” ishin të ftuar gazetarët Eni Shehu, Dasara Karaiskaj dhe Albina Gjergji, këngëtarja Orgesa Zaimi dhe stilistja Stela Sollaku, të cilët komentuan performancat e deritanishme, ku sigurisht diskutimi më i madh është ai i stonimit që pati këngëtarja Filloreta Raqi e njohur me emrin artistik Fifi.

“Fifi këndon live, por është tjetër gjë të këndosh live dhe të bësh atmosferë dhe tjetër gjë të kesh një këngë profesionale. Ka këngëtarë që më pëlqejnë kur stonojnë se kjo tregon që është live, por të ndryshohet komplet kënga dhe të detyrohesh të mbyllësh veshët këtu fillon problemi”, tha gazetari Eni Shehu.

“Kam përshtypjen që është ritmi i interpretimit sepse firo ka, por nuk besoj se është e gjithë përformanca e stonuar. Kënga është e vështirë dhe  nuk mund të jetë identike si “play back””, u shpreh Orgesa Zaimi, e cila këtë vit ka zgjedhur të mos konkurrojë në ‘’Kënga Magjike’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura