Stoltenberg: Maqedonia ka pasur përparim të madh drejt NATO-s

Jan 19, 2018 | 10:49
SHPËRNDAJE

Pas takimeve të njëpasnjëshme të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoni, ai shkroi edhe status në rrjetin social fejsbuk. Nëpërmjet shkrimit të tij, Stoltenberg vlerësoi se Maqedonia ka pasur një përparim të madh në hapërimin drejt NATO-s.

Stoltenberg

“Takim i mirë me kryeministrin Zoran Zaev sot në Shkup. Shteti ka pasur përparim të madh në punën për anëtarësim në NATO”, shkroi dje Jens Stoltenberg.

Përndryshe, dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mbaruar vizitën zyrtare dyditore në Maqedoni, me takimin e fundit që e pati me kryeministrin Zoran Zaev. Porosia e Stoltenbergut për Maqedoninë ishte e qartë dhe precize – Nuk ka anëtarësim në NATO pa zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë.

Ngelet që Maqedonia të vazhdojë në procesin e intensifikimit të bisedimeve për çështjen e emrit. Të mërkurën në Nju Jork është mbajtur rund i ri i bisedimeve.

Sipas mediave greke, ndërmjetësuesi për emrin, Methju Nimic ka dhënë 5 propozime, ndërkaq nga Qeveria kanë dalë me deklaratë se po e analizojnë kornizën për zgjidhjen e çështjes së emrit të dhënë nga Nimic./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura