Stine: Puthja që i dhashë Rozës, ishte thjesht skenike

Nov 30, 2015 | 12:47
SHPËRNDAJE

12249807_606386619502407_1938220043260251633_n

Pas zënkave në paskuinta dhe këngës “Çifti simpatik”, që flitet se Nesti Duka ia ka dedikuar Roza Latit, puthja që ai i dha të hënën e spektaklit “Dance with me” është komentuar shumë këto ditë. Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ka qenë Roza ajo që ka mohuar faktin e një rilidhjeje të mundshme të çiftit. “Show është show! Mos besoni çfarë shikoni! Roza ecën përpara më e fuqishme se kurrë, sepse tashmë Roza është peshë e rëndë”, ka pohuar ajo.

Por deri tani mungonte deklarata e Nestit, i cili ishte ai që dhuroi puthjen. ”S’ishte puthje, por thjesht një pjesë e performancës, pra një puthje skenike”, tha ai për gazetën “Panorama”. Pas disa vitesh të ndarë, Roza dhe Stine janë bërë çift sërish për shou. Ata u puthën në skenë në fund të kërcimit së tyre nën tingujt e këngës “Time of my life”, e cila dihet se është këngë, që i dedikohet një lidhjeje pasionante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura