“Stina e verës nuk do ta ndalojë përhapjen e koronavirusit”- Studimi: Ende nuk ka imunitet të mjaftueshëm kolektiv

May 20, 2020 | 11:42
SHPËRNDAJE

Klima, veçanërisht lagështia, luan një rol në përhapjen e gripit dhe të tjerë koronavirusëve.

Por ky faktor, sipas studiuesve të Universitetit Princeton, është i kufizuar në krahasim me një element tjetër shumë më të rëndësishëm në kontekstin e pandemisë aktuale: që ende nuk ka imunitet të mjaftueshëm kolektiv kundër Sars-Cov-2.

080916817-3e3cf701-a8c0-4cff-aedd-f3811afa69fb

Ne presim që klima e ngrohtë dhe e lagësht të mos ngadalësojë virusin. Ai do të përhapet shpejt, pavarësisht nga moti”, shpjegoi autori i parë i studimit Rachel Baker.

Ekipi shkencor i Princeton ka krijuar modele në skenarë të ndryshëm për Sars-Cov-2, duke filluar me vëzhgimet e viruseve të gripit dhe dy koronaviruseve të njohura që shkaktojnë ftohjen, duke simuluar atë që do të ndodhte në rajone të ndryshme të planetit me temperatura të ndryshme dhe shkallë lagështie. “Rezultatet tona nënkuptojnë se rajonet tropikale dhe ato të buta duhet të përgatiten për epidemi serioze dhe se temperaturat e verës nuk do të përmbajnë përhapjen e infeksionit.”, thuhet ne studim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura