Stefan Hauking, astrofizikani i famshëm, një mendje brilante

Mar 15, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

IslamiPROF. DR. KASTRIOT ISLAMI

Stefan Hauking, një nga shkencëtarët më të famshëm në botë aktualisht, ka ndërruar jetë, paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh, të mërkurën, në datën 14 mars 2018, në moshën 76-vjeçare. Stefan Hauking është një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës. Astrofizikani më i shquar dhe më i famshëm i planetit. Specialisti i shquar i teorisë së “vrimave të zeza” dhe të relativitetit. Ai ishte i paralizuar nga një sëmundje e rrallë “degjenerative” dhe punonte në një karrocë, duke arritur të shprehej vetëm përmes ordinatorit.

Ai është autori i një nga librave më të shitur dhe të famshëm në botë “Një histori e shkurtër e kohës”. I gozhduar në karrigen e tij, por me një tru special prej gjeniu, ai do të deklaronte se “Jam i sigurt se pamundë- sia ime ka një lidhje me famën time. Njerëzit janë të mrekulluar me kontrastin mes aftësive të mia fizike të kufizuara dhe shtrirjes së pafundme të universit që unë studioj”. Ai, ndonëse kishte një trup jo të shëndetshëm, zotëronte një shpirt brilant. Ai kishte lindur në Oksford, më 8 janar 1942 nga një baba biolog i cili dëshironte që djali i tij të bëhej mjek. Por ai vazhdoi studimet për fizikë dhe u bë astronom.

Në moshën 21-vjeçare ai goditet nga një sëmundje degjenerative e quajtur sklerozë laterale amiotrofike dhe mjekët parashikuan se do të jetonte vetëm dy vjet. Në moshën 32-vjeçare nuk do të arrinte të ushqehej dhe të shtrihej vetë në shtrat. Pas një operacioni në moshën 43-vjeçare do të rifillonte të fliste. Por truri i tij funksiononte në mënyrë brilante dhe dëshira për të kontribuar ishte maksimale; ai do të deklaronte: “Kam një synim në jetë, të kuptoj plotësisht universin dhe përse është i tillë dhe përse ekziston”. Fitues i Doktoratës në Francë dhe kryer studime postdoktorale në Gjermani, në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare.

Rreth moshës 30-vjeçare ai do të jepte idenë e guximshme “se vrimat e zeza jo vetëm absorbojnë lëndën apo dritën që kalon pranë tyre, por edhe emetojnë rrezatim”; ky rrezatim do të quhej “rrezatimi hauking”. Në moshën 32-vjeçare, Hauking bëhet anë- tari më i ri i Akademisë Mbretërore. Më vonë, në moshën 38-vjeçare, ai do të ishte profesor i matematikës së Universitetit të Kembrixhit, post që dikur e kishte pasur Njutoni. Prof. Hauking do të ishte i pari që do të zhvillonte një teori të osmologjisë, bazuar në teorinë e relativitetit dhe mekanikën kuantike.

Ai së bashku me matematikanin Sër Roger Penrose do të tregonte se nga Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Anjshtajnit rrjedh se “koha e hapë- sira” kanë fillimin e tyre te Big-Bangu dhe fundin te Vrimat e Zeza. Në vitin 1988, pra, në moshën 46-vjeçare, boton librin “Një histori e shkurtër e kohës”, përmes së cilit synon t’i shpjegojë publikut në mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme parimet e shkencës së osmologjisë, që studion origjinën e botës, duke filluar nga BigBangu dhe deri te teoria e kordave. Ky libër mund të konsiderohet vepra divulguese më e suksesshme e shkencës. Ajo është shitur që nga momenti i botimit në më shumë se 9 milionë kopje.

Jeta e tij do të pasqyrohej në një film të fituesit të çmimit “Oskar”, Eddie Redmayne, me titull “Teoria e gjithçkaje”. Redmayne do të deklaronte, me rastin e humbjes së shkencëtarit të madh, se “Ne kemi humbur një mendje realisht gjeniale, një shkencëtar mahnitës dhe personin më të këndshëm që kam takuar gjatë jetës sime”. Ai ishte martuar fillimisht me Jane Hauking për t’u divorcuar pas 30 vjetësh, por Jane do të mbetej vazhdimisht në jetën e tij, madje, ajo së bashku me fëmijët do të bënin njoftimin e fundit për ndarjen nga jeta: “Jemi të trishtuar për humbjen e njeriut tonë të dashur – fëmijët Lucy, Robert e Tim dhe bashkëshortja Jane”.

Me Jane, Stefan kishte 3 fëmijë, Lucy, Robert dhe Tim. Në 1995-ën Stefan Hauking do të martohej për herë të dytë me Elaine Mason, për t’u divorcuar pas 11 vjetësh në 2006-ën. Presidenti i SHBA-ve, Obama, do t’i akordonte Medaljen e Lirisë në vitin 2009. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Zonja Theresa May, do ta cilësonte “Një mendje brilante dhe e jashtëzakonshme. Një nga shkencëtarët më të mëdhenj të brezit të tij. Kuraja e tij, humori dhe vendosmëria për të dhënë gjithçka nga jeta e tij përbëjnë një inspirim. Gjithçka ka bërë, nuk do të harrohet kurrë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura