“S’të premtoj që do jem këtu në të ardhmen por të jap fjalën se …”- Djali i feston ditëlindjen, Sidrit Bejleri emocionon me dedikimin për të

Jul 9, 2020 | 14:31
SHPËRNDAJE

Dita e djeshme ka qenë mjaft e veçantë për këngëtarin Sidrit Bejleri, pasi djali i tij Amad festoi 10 vjetorin e lindjes.

Këngëtari i bëri një urim emocionues në rrjetet sociale dhe i dedikoi fjalët më të bukura.

Sidrit Bejleri i premtoi Amad se do ta dojë gjithmonë, duke i uruar jetë sa më të gjatë.

Ai gjithashtu i dha disa këshilla duke i kërkuar që të mos harrojë asnjëherë kush është dhe nga vjen, si edhe rrugën e kthimit në shtëpi.

Postimi i plotë:

Amad,

Në këtë 10 vjetor të dhurimit tek ne…

Mos e harro kurrë që t’du shumë!

Shpresoj që të kesh besim në vete, aq shumë sa kam besim në ty! Lutem të jesh gjithmonë mirë, kudo fati do të të tërheqë! Shijoje rrugëtimin tënd duke përkujtur Krijuesin, atë për çfarë erdhëm në këtë jetë dhe se këtu të gjithë jemi udhëtarë!

Mos harro kush je, prej nga vjen dhe rrugën që të kthen në Shtëpi!

Nuk të premtoj se do t’jem këtu, në të gjithë të ardhmen tënde, por të jap fjalën se do të t’du gjithmonë, edhe kur t’mos jem më këtu!

Falenderoj Zotin që të solli këtu dhe e lus të të japë jetë të gjatë me vepra të mira!

Me dashni Babi!

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura