Statusi i babait ndryshon Agon Amigën, pas tradhtisë së bujshme nis jetë të re në …

Feb 8, 2020 | 20:28
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur nga Kosova, Agon Amiga, u bë baba për herë të parë me një djalë para dy vitesh, pamjen e të cilit nuk ka vendosur ta ndajë shpesh në rrjetet sociale. 

Megjithatë, ai ka treguar se ardhja në jetë e fëmijës e ka lumturuar shumë dhe i ka dhënë kuptim jetës së tij, duke e ndryshuar totalisht edhe në karakter, pas tradhtisë së bujshme që i bëri gruas me modelen e klipit, Afërdita Dreshaj.

Reperi ka publikuar një foto me djalin në prehrin e tij duke e ushqyer, ku ndjekësit kanë vënë në dukje transformimin e tij nga djali aventurier i muzikës, në familjarin e devotshëm. “Amiga dhe Amiga i vogël”, shkruante artisti krah postimit më të fundit në “Instagram”, ku ajo çfarë ra në sy ishte ngjashmëria e madhe e vogëlushit me babin e tij.

Këtë detaj e kanë theksuar edhe ndjekësit e Agonit, të cilët kanë komentuar menjëherë në postim. Kujtojmë se momentalisht reperi ndodhet në Gjermani, larg botës së showbizz-it, por pranë familjes së tij, djalin dhe bashkëshorten, me të cilën u rikthye pas tradhtisë së bujshme. Kujtojmë që në vitin 2015 plasi një skandal në showbizz-in shqiptar, pasi në mediat online u publikuan disa mesazhe të nxehta mes këngëtarit të “Babastars”, Agon Amiga, dhe modeles e këngëtares së njohur Afërdita Dreshaj.

Pas klipit të tyre “Topless”, në fakt fshihej një tradhti, që u zbulua nga vetë bashkëshortja prej disa vitesh e Agon Amigës, Egzona Syla, e cila në profesionin e saj është make-up artist. Pavarësisht se tradhtia u bë publike, duke botuar në media shkëmbimet e bisedave të Afërditës dhe Agonit, ishte Agoni i pari që e mohoi këtë fakt dhe më pas Afërdita, e cila thoshte se po vazhdonte ende lidhjen me milionerin çek, Jakub Kindl, me të cilin u martua më pas.

Por në harkun kohor prej tri vitesh duket se gjërat ndryshuan për mirë në “martesën e shkatërruar” të Agonit, për të cilën ai më pas përmendi si shkaktare pikërisht Afërdita Dreshajn. Agoni jo vetëm që i rregulloi marrëdhëniet me ish-gruan, por njoftoi se u bënë prindër për herë të parë.

Ribashkimi me bashkëshorten pas divorcit solli në jetë djalin tashmë 2 vjeç të çiftit, të cilin e pagëzuan me emrin Noel. Vetë çifti u tregua diskret në lidhje me jetën e tyre private, por mediat e Kosovës treguan se statusi i babait ishte arsyeja pse Amiga mungonte në koncertet e fundit. E duket se bashkëshortja (me të cilën është martuar me ceremoni) ka qenë dashuri e vërtetë për Agonin, pasi pavarësisht konflikteve dhe sherreve publike që patën, ata jo vetëm u pajtuan, por i dhanë një shtysë martesës së tyre me sjelljen në jetë të një fëmije.

Pak muaj pasi Egzona Syla vendosi të divorcohej nga ai, Agoni nuk u pamë në prani të ndonjë femre pas koncerteve. Paparazzi e fotografoi këngëtarin verën e vitit 2016 në plazhin e Dhërmiut, teksa merrte rreze i vetëm poshtë çadrës dhe krejtësisht i vetmuar.

Në një rrëfim personal për mediat, ai deklaroi se nuk dashuronte dot tjetër femër që pas prishjes së martesës, duke e konsideruar këtë ngjarje të rëndë në jetën e tij. Kujtojmë që pak kohë pas ndarjes nga bashkëshortja, në një nga emisionet e televizioneve të Kosovës, Amiga u shpreh hapur se Afërdita Dreshaj ishte ajo që i prishi martesën, pasi kishte pasur qëllime të tjera ndaj tij, jo thjesht bashkëpunimi për klipin e tyre “Topless”.

Nuk mungoi as Afërdita me reagimin e saj, e cila e quajti “psikopat të sëmurë” reperin, me të cilin realizoi duetin ku shfaqeshin të zhveshur. Gjithsesi, të vërtetën e kësaj historie ai e rrëfeu në fabulën e këngës me titull “Qyqek”, që ishte “real story” e jetës së tij.

Pasi martesa e Agon Amigës mori fund, të parët që ngelën të shokuar ishin miqtë, pasi askush nuk e kishte imagjinuar se dasma e bujshme e organizuar në vitin 2013 mes çiftit Agon Amiga me Egzona Syla në Prishtinë, do të përfundonte vetëm brenda dy vitesh në divorc. Gjithsesi, tashmë gjithçka i takon së shkuarës, pasi si Agoni, ashtu dhe Afërdita janë të lumtur në martesat e tyre. /Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura