Statistikat speciale/ Manuel Nojer gdhend emrin në historinë e përfaqësueseve

Nov 28, 2022 | 20:17
SHPËRNDAJE

Niklas Fylkrug shënoi golin e parë te përfaqësuesja e Gjermanisë në Kupën e Botës në rolin e një zëvendësuesi që nga finalja e 2014-ës kundër Argjentinës me protagonist Mario Gëcen.

gernma

Fakt interesant është se “Pancerat” do të godisnin vetëm 1 herë në portën e spanjollëve në pjesën e parë, çka do të thoshte se një statistikë kaq e dobët do të vinte sërish nga finalja e 2014-ës kundër “Albiçelestëve”. Formacioni startues rezultonte mosha më e vjetër që nga finalja 2002 me një mesatare 28 vjeç e 147 ditë.

manuel-neuer_1dmuulreacfqznh31pbbttfg

Manuel Nojerit nuk do t’i mungonin arritjet në këtë duel titanësh. 36-vjeçari me prezencën e mbrëmshme arriti të zhvillonte 18 prezenca në Botërorë, duke barazuar dy legjenda si Klaudio Tafarel dhe Sep Majer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura