Statistikat/ Skocezët ishin “bisha” fizikisht?! Ne, më të gjatë

Sep 12, 2018 | 16:33
SHPËRNDAJE

Shqipëria vuajti për 90 minuta lojën tipike të skocezëve. Një futboll i bazuar në fizikun e tyre, në lojën me topa të gjatë pas shpinës së mbrojtësve dhe në një lojë ku thuajse për asnjë moment kuqezinjtë nuk ia dolën që të triumfojnë në duele. Mirëpo, nëse përshtypja e parë e krijuar nga ndeshja ishte se skocezët ishin “bisha” në aspektin fizik përballë lojtarëve të Kombëtares sonë, në realitet statistikat tregojnë të kundërtën.

shqiperia

Jo vetëm që mosha mesatare e Shqipërisë ishte më e ulët dhe kjo si pasojë e shumë të rinjve në skuadër apo edhe në formacion, por edhe në lidhje me gjatësinë mesatare Shqipëria dominonte. Mosha mesatare e Shqipërisë ishte 25.3 vjeç, ndërkohë që skuadra skoceze e kishte moshën mesatare 27 vjeç.

Gjithashtu, në bazë të gjatësisë mesatare të skuadrave që kanë qenë dje në “Hampden Park”, kuqezinjtë regjistronin gjatësinë mesatare 182.7 centimetra. Raporti me 181.7 të skuadrës vendëse është në favor të kuqezinjve, të cilët si për ironi të fatit, të dy golat i pësuan me kokë.

awds

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura